Faktori i Efiçencës dhe Qendrueshmëria e Energjisë elektrike

0
526

Energjia është jetë. Energji do të thotë aftësi për të kryer punë, energji do të thotë lëvizje, ngrohtësi, jetë. Ajo është një forcë shtytëse e jetës sonë dhe vë në lëvizje gjithçka.

Qëndrueshmëria e energjisë i referohet mënyrës se si ne e prodhojmë dhe e përdorim atë. Qëndrueshmëri e energjisë do të thotë që kjo mënyrë të jetë sa më efiçente dhe sa më pak e dëmshme për mjedisin tonë.

Qëllimet e energjisë dhe të ndërtimit të qëndrueshëm janë:
• Reduktimi i humbjeve të nxehtësisë nga ndërtesa duke përmirësuar mbrojtjen termike të jashtme të saj, •Rritje e përfitimeve të nxehtësisë nëpërmjet orientimit dhe përdorimit të energjisë diellore, •Përmirësimi i efiçenses së energjisë në sistemin ngrohës të përdorur në ndërtesë.

“Efiçensa e energjisë” nënkupton raportin në përqindje, të energjisë në dalje me energjinë në hyrje, në të njëjtin sistem energjetik, që në rastin tonë është ndërtesa. Ky është përcaktim teorik i saj. Më thjesht do të thonim se “Efiçensë Energjie” kemi atëherë kur në një proces energjetik arrijmë rezultate të njëjta duke përdorur më pak energji. Teprica e energjisë në këtë rast është energjia e kursyer nga marrja e masave për të ulur sasinë e përdorur në këtë proces.

Përfitimet nga një ndërtim efiçent janë:
• Kursejme energji dhe si rrjedhim para në faturat tona të energjisë.
• Më shumë komfort dhe më shumë cilësi të jetës.
• Jetë më të gjatë të ndërtesës.
• Kontribut në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e emetimeve ndotëse në mjedis.
• Rritje të vlerës së ndërtesës/banesës.

Gjatë përvojës time me auditim të energjisë në ndërtesa si Auditor i çertifikuar, lirisht mund të themi, se:
Ndërtesat e vjetra konsumojnë mesatarisht në një vit Q=131 ¬ 325 kWh/m2 energji të përdorur për ngrohje, ndërsa ndërtesat e izoluara në një mënyrë standarte përdorin më pak se Q=120 kWh/ m2.
Andaj, para se të fillojmë të ndërtojmë, duhet të bëjmë Projektimin dhe ndërtimin i ndërtesës që të realizojë parametrat teknikë të nevojshëm për ruajtjen, kursimin dhe përdorimin me eficensë të energjisë.

Si rekomandim për masat që duhen marrë për rritjen e efiçensës së energjisë në ndërtesa janë:

  1. Termoizolim i ndërtesës
  2. Dyert dhe dritare dopio xham
  3. Elemente mbrojtës nga dielli
  4. Ngrohje qëndrore
  5. Ndriçim efiçent
  6. Paisje elektroshtëpiake efiçente
  7. Përdorim i burimeve të rinovueshme të energjisë në ndërtesë
  8. Kontroll dhe mire menaxhim i energjisë në ndërtesë.
    Humbjet për transmetim nga pjesa mbështjellëse e ndërtesës janë:
    • Muret
    • Dyshemeja
    • Çatia
    • Dritare, dyer
    • Nyjet termike etj.
    Duhet të kemi në konsiderat qe për ngrohje të hapësirave të banimit ka konsum qe sillet 50-60% të energjisë së përdorur në ndërtesë.Pra me këtë edhe humbjet e nxehtësisë nëpërmjet mureve rrethuese të ndërtesës sillen rreth 19% të energjisë për ngrohje te përdorur.Po ashtu edhe nga dritaret humbet deri ne 50% e nxehtesisë për shkak te transmetimit dhe rrymimit te ajrit prej tyre.
    Për këtë shkak bëhet termoizolimi i ndërtesave me materiale me veti termoizoluese të larta me koeficient të përcjellshmërisë termike =0.029-0.044 W/ moK, dhe kjo do të në na mundësoj qe në fund të muajit të kemi faturën e energjisë elektrike dukshëm më të ulët, në të njejtën kohë edhe do kursejmë më shumë energji elektrike për ngrohje.
    Po ashtu edhe mas tjetër për kursim të energjisë është edhe zëvedësimi i kaldajës jo-efiçiente me kaldajë termike efiçiente, pra mund të kemi kursim të energjisë me rendiment 80-90%, termoizolim të tubave përcjellëse dhe elementë kontrolli siç janë valvulat termostatike të vendosur në radiatorë.Instalimi valvulave termostatike rritë efiçiencën e energjisë deri nër 20%.
    Mund të konkludojmë se, kontrolli dhe mirë menaxhimi i energjisë e kursen atë deri ne 10%.

Shkruan: Msc.i Dipl.i Eng. Sami Gashi
Specializimin për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University, dhe Auditor i çertifikuar i energjisë elektrike dhe ndriçimit publik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here