Chelsea ka vendosur për pasuesin e Mauricio Pochettinos në stolin e londinezëve.
Trajneri i Leicesterit, Enzo Maresca pritet që së shpejti të marrë drejtimin e bluve.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Chelsea dhe Enzo Maresca janë afër të bien dakord për kushtet e kontratës.
Marrëveshje dy-vjeçare me opsion për sezonin e mëtejshëm ose marrëveshje trevjeçare, ky është detaji i fundit që po sqarohet, raporton Romano.
Sipas tij, Maresca tashmë i ka thënë po projektit të Chelsea, deri tani klubet të bien dakord për kompensimin.