Pas tragjedisë së 31 dhjetorit, ku shpërthimi i fuqishëm i fishekzjarreve në një pikë të shitjes në lagjen Bazhdarhane shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe fatkeqësisht mori një jetë, biznesi i njohur “Enisi Center” po rihapet.
Shpërthimi i asaj nate rezultoi në dëmtimin e disa lokaleve, automjeteve, banesave dhe shtëpive përreth. Një ndër bizneset më të goditura ishte “Enisi Center”, i cili pësoi dëme të mëdha.
Pas një pune të palodhshme dhe përkushtimit të vëllezërve Dana, ky biznes është rindërtuar dhe rikthehet me një pamje të re, gati për të mirëpritur klientët. Ky hap tregon forcën dhe vullnetin e komunitetit për t’u ringritur edhe pas goditjeve më të rënda.
Në mbështetje të rimëkëmbjes së “Enisi Center”, portali 04 Online ka ofruar 6 muaj reklamë pa pagesë, duke kontribuar në fuqizimin dhe stabilizimin e biznesit pas kësaj fatkeqësie.
Rihapja e “Enisi Center” do të bëhet nesër, duke shënuar një fillim të ri për këtë biznes dhe një simbol të forcës dhe solidaritetit brenda komunitetit.
Për më të rejat rreth “Enisi Center”, klikoni në linkun më poshtë: