Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.
Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri Rama.
Ai publikoi një video, ku ndër të tjerash shkroi “Për vizitë tek Presidenti Thaçi”.
Ish-presidenti Thaçi në paraqitjen e tij në konferencën e radhës për ecurinë e çështjes është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzat e reja të Speciales.