Dy vajza nga Prizreni janë përleshur fizikisht mes vete.
Si pasojë, ato i kanë shkaktuar lëndime njëra tjetrës dhe kanë pranuar tretman të nevojshëm mjekësor.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht dy të dyshuarat femra. Si pasojë e përleshjes të dyshuarat i kanë shkaktuar lëndime njëra tjetrës dhe kanë pranuar tretman të nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /KK