Drita e mposht Ballkanin, Llapi pëson në Ferizaj

0
38

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar ndeshjet e para të xhiros së 24 të elitës së futbollit kosovar.

Është luajtur në Gjilan e në Ferizaj, me ndeshjen kryesore që ishte mes Dritës dhe Ballkanit.

Një “duel” për titull që i takoi skuadrës gjilanase, e cila tashmë e zgjat epërsinë e pikëve në 13 pikë në krye të tabelës.

Drita fitoi 2-0, me golat e shënuar nga Veton Tusha e Kastriot Selmani.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, Drita shënoi dy herë në pjesën e dytë, në minutën e 77-të dhe të 90-të.

Gjatë minutës së 60-të, ishte Gentrit Halili që u ndëshkua me të kuq, pas të dytit të verdhë.

Në Ferizaj, skuadra me të njëjtin emër fitoi ndaj Llapit të Tahir Batatinës.

Ferizajasit fituan me shifrat prej 2-1, një rezultat i pjesës së parë, që nuk u ndryshua më në pjesën e dytë.

Ferizaj golin e parë e gjeti përmes Nafiut në minutën e 11-të, derisa Blend Baftiu i Llapit barazoi në minutën e 17-të.

Fitoren ekipit vendas ia dha Ilieski, me golin e shënuar në minutën e 42-të.

Drita e kryeson tabelën e Superligës me 53 pikë të tubuara, derisa Ballkani është i dyti me 40 pikë.

Në anën tjetër, Ferizaj është ngjitur në vendin e pestë me 32 pikë, ndërsa Llapi mbetet i teti me 26 pikë./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here