Dortmundi në finale të Championsit, Mbappe ikën “kokulur” nga Parisi

0
180

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit. Skuadra verdhezi fitoi me të njëjtin rezultat 1-0 edhe ndeshjen e kthimit në “Parc des Princes” me gol të Mats Hummels, por duhet pranuar se kishte edhe fatin me vete, pasi në dy raste Mendes e Mbappe u ndalën respektivisht nga shtylla dhe traversa.

Do të mbyllet pa trofeun e Championsit përvojë e Mbappesë në kryeqytetin francez, por fati mund të jetë i tillë që ekipi i së ardhmes (Reali i Madrid) ta fitojë për herë të  15-të kupën me veshë të mëdhenj.

Mats Hummels bën të heshtë “Parc des Princes”. Në minutën e 50-të të gjysmëfinales së kthimit në kryeqytetin francez, mbrojtësi veteran çuditërisht i lënë i lirë nga mbrojtja, realizon me kokë golin e epërsisë./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here