Dortmundi e eliminon Lillen, kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

0
34

Borussia Dortmund është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve.

Finalisti i edicionit të kaluar hasi në mjaft probleme ndaj francezëve, duke fituar 2:3 me rezultat të përgjithshëm.

Pas barazimit 1:1 në “Signal Iduna Park”, Dortmundi e pa veten në disavantazh pas vetëm pesë minutave lojë.

Ishte Jonathan David që shënoi pas asistit nga Ismaily, shkruan Gazeta Express.

Por, në pjesën e dytë, Dortmundi përmbysi gjithçka.

Fillimisht Emre Can shënoi për 1:1 në minutën e 54-të nga penalltia.

E në minutën e 65-të, Beier shënoi golin e fitores dhe kualifikimit.

Në çerekfinale, Borussia Dortmund do të ndeshet me Barcelonën, e cila e eliminoi Benfican mbrëmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here