Disa studime kanë treguar se ushqimi mund të ndikojë në gjininë e foshnjës. Gjininë e fëmijës e përcaktojnë kromozomet e nënës dhe babait, por shkencëtarët kanë konstatuar se ka mundësi që edhe ushqimi i nënës të ndikojë në atë se a do të lindë djalë apo vajzë. Shkencëtari francez, Josif Stolkovski, në vitet ‘60 të shekullit të kaluar ka publikuar teorinë në të cilën kanë vënë re ndryshimin e sekrecionit vaginal nën ndikimin e ushqimeve të caktuara.
Varësisht nga ajo se çfarë ha gruaja, ai konsideron që kromozomet X apo Y bëhen më pak aktivë. Stolkovski thotë se nuk përjashtohet që vetë qeliza vezore, në varësi të ushqyerjes, të zgjedhë disa variante të qelizave mashkullore për fekondim.
Shkencëtarë të tjerë iu kthyen kësaj teorie dhe analizuan dietën e 50 grave shtatzëna. Është konstatuar se shumica e nënave të fëmijëve meshkuj konsumojnë ushqime me përmbajtje të ulët kaliumi, ndërsa nënat e vajzave preferojnë ushqime të pasura me kalcium.
Pas hulumtimit të tyre, ekspertët këshilluan gratë që të ndiqnin ushqimin e zgjedhur për 4 muaj para shtatzënisë dhe më pas mund të kaloni në një dietë normale. Për të pasur një vajzë, ata rekomandojnë që të mos e kriposni ushqimin, konsunomi qumësht dhe produktet e qumështit, mish, peshk, vezë dhe ëmbëlsira. Përjashtoni nga dieta juaj kafen, çajin, çokollatën, salsiçet, mishin e tymosur, turshitë, pjeshkat, bananet dhe panxharin.
Për të pasur një djalë, ata rekomandojnë ushqim të kripur, salsiçe, oriz, makarona, patate, turshi, banane, kajsi. Përjashtoni qumështin dhe produktet e mishit, vezët dhe sallatën nga dieta juaj. Autorët e këtij hulumtimi pretendojnë sukses në 80% të rasteve, por asnjë studim shkencor nuk e ka vërtetuar efektivitetin e një diete të tillë.