Dënimi i FIFA-s, sektorët pas portave ndaj Serbisë me grupe…

0
70

Në ndeshjen Shqipëri-Serbi, 20 për qind e stadiumit është mbyllur për tifozët e thjeshtë.

Kujtojmë që Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka dënuar FSHF-në për sjellje diskriminuese gjatë ndeshjes me Andorrën në Tiranë.

Tribunat pas portës do të mbushen me grupe komuniteti ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Gjithashtu, FSHF-ja duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA, me të cilën është duke u marrë gjatë kësaj periudhe.

Me kapacitetin e “Arenës Kombëtare” që arrin afërsisht 22 mijë tifozë, reduktimi 20 përqind të stadiumit, është një numër i lartë.

Diçka e tillë përkthehet se tifozët ultras nuk do të kenë vend në sektorin që vendosen gjithmonë, atë pas porte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here