Çfarë këshille i dhanë prindërit pas daljes nga BBV? – flet Loredana

0
108

Loredana Brati, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, foli për eksperiencën e saj në reality show, që përfundoi në gjysmëfinale. 

E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ajo ndau me publikun reflektimet e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.

E pyetur se çfarë kuptoi për veten gjatë këtij rrugëtimi, Loredana u shpreh:  

“Që jam shumë e fortë dhe batutat e mia ecin. Aty brenda çfarë ndodhte? Unë bëja batuta por shumë herë nuk qeshnin dhe thoja jam unë apo janë këta. Përfundimisht paskan qenë ata, do të kisha dashur të bëja dhe më shumë, të kishim qeshur pak më shumë.”

Për të përmbledhur gjithë përvojën në një fjali, Loredana tha:  

“Ka qenë rritje për mua, një rrugëtim që vetëm më ka rritur në çfarëdolloj dimensioni, por si përfundim edhe për mbështetjen që kam pasur pas kësaj mund të them që unë nuk ndihem fare e gabuar, si janë munduar njerëzit që të më bënin të ndihesha. Ndihem aq mirë që jam kjo që jam dhe e kam këtë lirinë që të tregoj për këtë që jam pa vendosur asnjë filtër.”

Ndër të tjera, ajo tregoi se kishte ndjerë një lloj “kërcënimi” nga vajzat e tjera në shtëpi:  

“Po, 100%. Isha ndryshe nga shumica, dalloja pikërisht për këtë aspektin tim.”

Pas daljes, ajo pati mundësi të ribashkohej me familjen, të cilët kishin vetëm fjalë krenarie për të:  

“Je kënaqur thanë, na ke nderuar dhe na ke krenuar shumë vetëm më thanë që nga tani e tutje me mend në kokë. Të kem kujdes me situatat që do të ndodhin tani.”

E pyetur se çfarë zbuloi për veten gjatë eksperiencës që nuk e kishte kuptuar më herët, Loredana zbuloi:  

“Që kam shumë nerva. Unë në klipin prezantues kam thënë që kam një damar goxha vlonjat por mendoj se kam arritur ta menaxhoj shumë mirë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here