Leonardo Bonucci ka sqaruar së fundmi vendimin e tij për të kaluar te Union Berlin, ndërsa konfirmoi që kishte pasur ofertë edhe nga Lazio.
Në një konferencë për shtyp, italiani theksoi se ndjehet i lumtur për zgjedhjen që ka bërë.
“Kisha dy opsione për të zgjedhur mes Lazios dhe Union Berlinit. Në fund të gushtit zgjodha Union Berlin. Pashë dy ndeshjet e para të Bundesliga-s dhe jam shumë i lumtur që erdha këtu për atmosferën, tifozët dhe ekipin. Më pas fola me trajnerin dhe vendosa të pranoj ofertën e Unionit për të përjetuar atë që ndoshta do të jetë sezoni im i fundit”-tha Bonucci.
Bonucci shpjegoi më tej se zgjodhi të transferohet në Gjermani duke menduar tashmë për të ardhmen e tij.
“Kam luajtur për 20 vjet në Itali dhe mendoj se ky vendim është shumë i rëndësishëm sepse në fund të karrierës sime dua të jem një trajner. Besoj se ky vendim ma hap mendjen për gjëra të ndryshme si stili i jetesës dhe metodat e stërvitjes, gjëra që janë krejtësisht të ndryshme në Gjermani në krahasim me Italinë”-deklaroi mbrojtësi.