Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka kritikuar ashpër kryetarin e komunës, Shaqir Totaj, për mungesën e realizimit të premtimeve infrastrukturore, raporton 04 Online.
Sipas Krasniqit, Totaj kishte premtuar ndërtimin e parkingjeve moderne nëntokësore, por në vend të kësaj, ka ndërtuar vetëm një rrethrrotullim, të cilin ai e cilëson si “dekor për dështimet e tij”.
“Shaqir Totaj na premtoi parkingje nëntokësore moderne, por përfundoi duke na ndërtuar një rrethrrotullim si dekor për dështimet e tij!
Në vend të zgjidhjeve, morëm një shëtitje në rreth-fiks si mandati i tij: shumë rrotullime, zero përparim!””, ka deklaruar Krasniqi.
Kritikat vijnë në një kohë kur qytetarët e Prizrenit vazhdojnë të përballen me mungesën e hapësirave të mjaftueshme për parkingje, ndërsa debati mbi menaxhimin e projekteve komunale mbetet i hapur./04 Online