Befason vëllai i Sara Hoxhës! I vendos vulën për ndarjen e saj nga Ledri Vula?

0
120

Marrëdhënia e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Mes mohimeve të Sarës për ndarje, aludimet vijojnë të shtohen këtë herë është vëllai i saj ai i cili duket se i ka hedhur benzinë zjarrit.

Kevin, për të cilin Sara ka folur disa herë në intervista dhe numëron goxha ndjekës në Instagram, ka bërë një veprim që ka rrëmbyer vëmendjen.

Ai ka pëlqyer një postim në Instagram, ku shkruhet se njerëz të afërt kanë konfirmuar ndarjen e Ledrit dhe Sarës.

Sikurse mund ta shihni në “screenshot”, mes pëlqimeve në këtë postim është edhe ai i Kevin që na ka befasuar jo pak.

A është ky një konfirmim i ndarjes? Apo thjesht Kevin ka pëlqyer videon pa e lexuar çfarë shkruhet në caption?

Vetë Sara jo më shumë se 4 ditë më parë mohoi zërat për ndarje.

Reperi nuk është shfaqur në premierat e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku Sara ka pasur rolin e parë dhe kjo ka nxitur çdo dyshim për më tepër ai nuk e ka mbështetur publikisht në rrjetet sociale në fakt Instagrami i Ledrit ka qenë i heshtur këto kohë. Ai ka hequr çdo postim, duke lënë vetëm 4 dhe nuk ka qenë aktiv.

“Tapetin e kuq ma la mua duke qenë se është edhe hera ime e parë dhe donte që ky moment të ishte vetëm për mua.”- tha Sara në premierën e filmit në Tiranë.

Po në Kosovë pse nuk ishte?

“Sepse Ledri ka obligimet e tij të cilave duhet tu shkojë pas dhe e shikoni vetë rrëmujën këtu. Ai nuk do merrte dot frymë. “– sqaroi mbrëmë në premierën e filmit në Prishtinë Sara, duke mohuar kategorikisht zërat për ndarje.

Shiko foton:

Leave a Reply