KB Bashkimi ka hapur serinë gjysmëfinale të “Play-off”-it me një fitore të madhe ndaj KB Pejës, duke triumfuar 81:61 në palestrën “Sezai Surroi”, shkruan 04 Online.
Skuadra prizrenase kontrolloi lojën që nga fillimi, duke e mbajtur epërsinë gjatë gjithë ndeshjes. Më i dalluari në parket ishte Green, i cili kontribuoi me 18 pikë, një kërcim dhe tri asistime.
Te Peja, lojtari më efikas ishte Morsell me 13 pikë dhe gjashtë kërcime, por kjo nuk mjaftoi për të ndalur ritmin e Bashkimit.
Ndeshja e dytë e serisë zhvillohet javën e ardhshme në Pejë, ku pritet reagimi i verdhezinjve për të barazuar serinë./04 Online