Bashkëatdhetarët nga Suedia sjellin donacion mbi 250 mijë euro për qendrën “HANDIKOS” në Prizren

0
178

Bashkëatdhetarët vijojnë me aksione vullnetare që të ndihmojnë bashkëvendasit e tyre në Kosovë. Një donacion është sjellur të mërkurën nga Suedia për nevoja të PAK të Qendrës “ Handikos”, nga shoqata “ Liria” me seli në qytetin Veksho të shtetit skandinav.

Kryetari i kësaj shoqate, Xhafer Balaj, tha se ky është donacioni i 35-të që po realizojmë në Kosovë dhe Shqipëri, ku pajisjet dhe mjetet e grumbulluara janë siguruar në bashkëpunim me fondacionin suedez “ Human bridges”, si dhe komunën e Prizrenit, e cila merret me pagesën e transportit.

Anëtari i kryesisë së kësaj shoqate, Shahadin Llutfiu, tha se sa herë që parashtrohet nevoja, ne si bashkëatdhetarë angazhohemi për të ndihmuar vendin tonë, ndërsa njofton se vlera e këtij donacioni kalon shifrat e 250 mijë eurove.

Falënderuese për këtë donacion tejet të rëndësishëm u shpreh drejtoresha e Qendrës “ Handikos”, Merita Shala, e cila tha se ai përmban mjete ndihmëse për PAK si dhe mjete spitalore për personat në nevojë.

Në fund, kryetari i shoqatës “ Liria”, Xhafer Balaj, tha se nevojat për mbështetje përmes kësilloj donacioneve të PAK në Kosovë dhe Shqipëri janë tejet të mëdha.

Për sjelljen e këtij donacioni në vlerë prej mbi 250 mijë eurove, transporti është paguar nga komuna e Prizrenit në shumë 5 mijë euro./TvPz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here