Sot në ambientet e Universitetit të Prizrenit u mbajt simpoziumit ndërkombëtar nën konceptin “One Health”. Në të cilin u prezantuan tema qe lidhen direkt me fushën e mbrojtjes se bimëve, shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik. Në të cilin ishte i ftuar edhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë z. Bekim Hoxha, thuhet në njoftimin e AUV.
“Ai me ketë rast në takim të ndarë, u prit nga Rektori i Universitetit të Prizrenit z. Mentor Alishani. Duke qen se është me kualifikim nga fushat e veterinarisë dhe sigurisë ushqimore. Ishte shumë i interesuar të nis bashkëpunimin me AUV-në si autoritetin me të lartë ekzekutiv në vend.
z. Hoxha nga ana e tije, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në shumë drejtime. Të cilat do ta ndihmonin njëra tjetrën si dy institucione. Ai u shpreh se: ne nga AUV e njohim mirë ketë regjion ashtu sikurse e njoh edhe vet personalisht. Do të ju mbështesim me fushën tonë të ekspertizës në programet qe lidhen me fushat shëndetit bimorë dhe sigurisë ushqimore. Përderisa kemi ferma shumë të zhvilluara në ketë anë dhe prodhimtari agro përpunuese. Me vreshtarinë dhe zanatlinjtë e përpunimeve të produkteve të mishit. Do të punojmë secili nga pozicioni qe kemi. Për të ju ofruar të gjitha këtyre sektorëve të ekonomisë, kuadro dhe mbështetje në avancim të standardëve të sigurisë se ushqimit. Për të qenë prezent, produktet tona ushqimore në të gjitha tregjet evropiane dhe me gjerë”, thuhet në njoftim./04 Online