Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë

0
374

E ftohura dhe gripi janë sëmundje që zakonisht zgjasin nga tre deri në shtatë ditë, por ka raste që ato zgjat deri në dy javë.

Kohëzgjatja jo normale e të ftohurës shpesh është subjekt i disa faktorëve që nuk duhen injoruar.

Mungesa e pushimit

Gjumi është thelbësor për një imunitet të fortë.

Kur ftoheni apo jeni me grip atëherë duhet t’i jepni trupit mundësinë të pushojë që të jetë në gjendje të luftojë virusin pushtues.

Sigurohuni që të flini dhe pushoni mjaftueshëm të paktën tre ditët e para.

Studimet kanë treguar se njerëzit që flenë më pak se 7 orë gjumë janë tre herë më të rrezikuar nga sëmundjet se njerëzit që flejnë më shumë se tetë orë.

Stresi

Stresi ka efekt të rëndë në sistemin imunitar.

Ai e pengon atë të luftojë me efikasitet sëmundjet. Një sistem i dobët, nënkupton një pre e lehtë për gripin ose të ftohurën dhe përshkallëzim të simptomave.

Stresi i vazhdueshëm e bën trupin më të paaftë për tiu përgjigjur kortizolit, hormonit përgjegjës që reagon ndaj virusit të të ftohurës.

Trajtimet e gabuara

E ftohura apo gripi mund të ngatërrohen shumë lehtë me sëmundje të tjera.

Simptomat e të ftohurës mund të ngatërrohen lehtë me simptoma të alergjive.

Simptomat e të ftohurës kanë nevojë për disa ditë të shfaqen plotësisht.

Alergjitë shfaqen më shpejt dhe zgjasin për aq kohë sa të jeni në kontakt me substancën që shkakton alergji.

Në të dyja rastet, do të prekeni nga kolla, rrjedhjet e hundëve dhe tështimet.

E ftohura nga ana tjetër shoqërohet me dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë.

Sinoziti është një problem tjetër që ka simptoma të ngjashme me të ftohurën.

Simptomat janë dhimbje në zonën rreth syve dhe hundës dhe sekrecione të verdha.

Në rastin e të ftohurës, simptomat shfaqen në ditët e para.

Në rastin e sinozitit, këto simptoma shfaqen më vonë.

Medikamentet e gabuara

Shumë medikamente pretendojnë të shkurtojnë kohëzgjatjen e të ftohurës ose gripit me të paktën tre ditë.

Këto pretendime janë të gabuara

Për shembull, karamelet me vitaminë C janë të parat që rekomandohen nga farmacisti, por ato nuk janë një zgjidhje efikase në rastin e të ftohurës.

Antibiotikët shpesh nuk vijnë në ndihmë sepse ato nuk janë efikasë kundër viruseve dhe gripit.

Mënyra më e mirë për të trajtuar të ftohurën është të menaxhoni simptomat e saj.

Antibiotikët janë zgjidhje e duhur për problemet me fytin ose sinozitin.

Disa këshilla për trajtimin e të ftohurës dhe gripit

Fryni hundët në mënyrë e duhur

Është e rëndësishme të hiqni sekrecionet e akumuluara në rrugët e frymëmarrjes.

Kur të shfryni hundët përpiquni të shmangni presionin duke shfryrë flegrat me rradhë.

Pasi të keni shfryrë hundët, lani duart.

Hidratohuni

Qëndroni të hidratuar duke pirë lëngje të ngrohta siç janë xhenxhefili me limon ose çaja.

Banjë me avull

Avulli është i dobishëm për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe për t’ju qetësuar.

Shmangni udhëtimet me avion

Presioni i ajrit në avion dëmton sistemin respirator.

Nëse duhet të udhëtoni mbani një solucion zhbllokues për hundët dhe përtypni çamçakiz për të larguar presionin/AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here