Arsenali luan shansin e fundit për të mbajtur hapur garën për titullin kampion

0
202

Me 4 javë nga fundi dhe 4 pikë më pak se Manchester City, Arsenali luan pasditen e fundit një nga shanset e fundit për të mbajtur gjallë garën për titullin kampion në Premier League.

Londinezët do të zbresin në fushë në transfertën e vështirë ndaj Newcastle, ndoshta pengesa e fundit serioze për të besuarit e Mikel Artetës, që do të kërkojnë fitoren, për të shpresuar më pas në hapat fals të Manchester Cityt.

Sfida Newcastle-Arsenal do të startojë në orën 17:30, në ekranin e SuperSport 2, teksa në mbrëmje do të vijë një tjetër përballje interesante nga Premier League, ajo mes West Ham dhe Manchester United, e cila starton në orën 20:00…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here