Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit italian, Riccardo Calafiori nga Bologna.
Shuma e transferimit raportohet të jetë rreth 42 milionë funte së bashku me shtesa, teksa italiani ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me londinezët deri në vitin 2029.
Pas zyrtarizimit, menaxheri Mikel Arteta u shpreh i lumtur për sjelljen e një lojtari të tillë te skuadra e tij.
“Ne mirëpresim Riccardo Calafiori dhe familjen e tij në Arsenal. Ai është një nënshkrim i shkëlqyer dhe na jep forcë të madhe për të përforcuar mbrojtjen tonë. Riccardo është një personalitet dhe personazh i madh, me aftësi specifike që do të na bëjnë më të fortë ndërsa përpiqemi të fitojmë trofe të mëdhenj.
Ai tashmë ka treguar zhvillim të madh në sezonet e fundit me paraqitjet e tij si për Bologna ashtu edhe për Italinë, me përparimin dhe zhvillimin e tij në vitin e kaluar që kanë qenë vërtet mbresëlënës. Ne mezi presim të punojmë me Riccardo, ta integrojmë atë në skuadër dhe ta mbështesim atë në vitet në vijim”, është shprehur spanjolli.