Arrestohet një person në Prizren për armëmbajtje pa leje

0
131

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë dhe një thikë, raporton 04 Online.

Sipas burimeve policore, pas ndalimit, rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

“Rr. Rrustë Kabashi, Prizren  21.03.2025 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here