Armand Duka me post të rëndësishëm, bëhet njeriu i dytë i UEFA-s

0
264

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka është bërë shqiptari i parë që ka marrë një pozitë të lartë në Shtëpinë Evropiane të Futbollit (UEFA). Duka është zgjedhur zv.president i UEFA-s, ka njoftuar të martën FSHF-ja.

Vendimi për zgjedhjen e Dukës është marrë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili me votim unanim e zgjodhi atë në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit evropiane. Kjo është një tjetër arritje e madhe për Dukën, i cili muaj më parë u zgjodh për herë të dytë, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, në kongresin e mbajtur në Lisbonë të Portugalisë. “Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit evropian. Një vendim që vjen natyrshëm duke parë kontributin e madh ndër vite të Presidentit të FSHF-së dhe eksperiencën e tij të vyer në menaxhimin e futbollit tashmë edhe në Evropë”, ka shkruar ndër të tjera FSHF-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here