Lyoni fitoi ndeshjen e parë në shtëpi këtë sezon përballë (3-0), po që ende nuk mjafton për t’iu larguar vendit të fundit në League 1. Ky sukses duket si dhuratë para Krishtlindjes, duke ditur se në tri ndeshet e fundit në kampionat kishte pësuar humbje.
E vendosi këtë takim Alexandre Lacazette me tregolësh. Jo gjithmonë titullar apo shumë i përdorur nga Fabio Grosso, sulmuesi (32 vjeç) ka rifituar një rol kryesor me Pierre Sage.
Gjatë pjesës së parë e tundi dy herë rrjetën e miqve në minutat 25’ dhe 29’.
Loja mund të kishte marrë tjetër rrjedhë nëse Dallinga i Toulouse nuk do të kishte gabuar penalltinë që ekzekutoi në fundin e fraksionit hapës.
Ndeshja praktikisht u mbyll 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, kur Lacazette realizoi të tretin personal.