Aksion i Antidrogës në Prizren, sekuestrohet marihuanë e kokainë, arrestohen tre persona

0
292

Një aksion i Njësisë së Antidrogës i zhvilluar të martën nnë Prizren, rezultoi me arrestimin e tre personave të dyshuar për drogë dhe sekuestrimin e një sasi të marihuanës dhe kokainës. Të dyshuarit ka përfunduar në ndalim, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, aksioni është kryer në disa lokacione, pasi fillimisht Policia ka kapur disa persona me një sasi të drogës ne autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia me këtë rast ka gjetur një sasi të marihuanës, kokainës dhe ekstazi. Përveç drogës, janë sekuestruar edhe telefona, para të gatshme, një veturë, dokumente të ndryshme.

Për pasojë janë arrestuar tre persona.

Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje lidhur me rastin, nën dyshimet për shitblerje dhe shpërndarje të drogës./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here