Në rrugën “Remzi Hoxha” në Prizren ka ndodhur një aksident.
Një drejtues i një motoçiklete dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke e goditur një këmbësor.
“Rr. Remzi Hoxha, Prizren 17.07.2023-21:09. I dyshuari kosovar derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën dhe pastaj në mënyrë të pakontrolluar ka goditur edhe dy vetura. Si pasojë, lëndime kanë pësuar viktima dhe i dyshuari, të cilët pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal, janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online