Afrohet “goditja” më e re dimërore!

0
398

Edhe nesër na pret mot relatitivisht i ngrohtë për këtë periudhë kohore dhe me erëra jugperëndimore të cilat janë shenjë e afrimit të frontit potent nga veriu.

Fronti i ftohtë pritet të arrijë rreth mesnatës në Kosovë duke kushtëzuar reshje të dendura bore, por të cilat nuk pritet të zgjasin shumë ngase pas frontit pritet rritja rapide e presionit atmosferik që do të thotë vendoset përsëri ndikimi anticiklonik.

Fronti pritet të vijë direkt nga veriu dhe verilindja. Para frontit do të fryjnë erëra nga jugperëndimi, ndërsa gjatë depërtimit të frontit dhe pas do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu. Në momentin e frontit vende-vende priten erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore. Në viset malore stuhi dëbore, por edhe në disa vise pak më të ulëta. Shumë shpejt gjatë dhe pas frontit priten shtresa bore në shumë vise të Kosovës, nga 2 deri në 15 centimetra, lokalisht në viset malore deri në 20cm. Megjithatë, reshjet dobësohen pas frontit dhe pason kthjellimi gradual dhe njëkohësisht edhe ulja e mëtutjeshme e temperaturave.

Pra, gjatë ditës së premte reshjet dobësohen dhe pushojnë por ato cm. mbeten të qëndrueshme, ngase priten ulje të mëtutjeshme të temperaturave.

Gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së re na pret mot mjaft i ftohtë dimëror, me erëra të ftohta nga veriu, por nuk do të mungojnë edhe intervalet kohore me diell. Gjendja në atmosferë mbetet jo-stabile dhe herë pas here priten edhe reshje bore kryesisht në Kosovë dhe lokalisht edhe në disa vise tjera kontinentale të territoreve tona, por nuk priten reshje të mëdha, ngase furia dhe energjia kryesore e ciklonit pritet të godasë Turqinë dhe pjesërisht edhe Greqinë.

Temperaturat minimale në Kosovë pritet të luhaten nga -5 deri në -12 gradë Celsius. Në viset malore ndonjë natë mund të ulet deri në -18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale vështirë se do prekin “plusin” për disa ditë me radhë./MeteoBallkan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here