8 shprehi që dëmtojnë flokët

0
419

Këto janë 8 shprehi që dëmtojnë flokët tuaja:

Zgjidheni shamponin e duhur

Zgjidheni një të tillë të bazuar në ujë dhe pa sulfate, që pastron por nuk shkatërron yndyrën e flokëve dhe lagështinë.

Kondiciononi rrënjët e jo majat e flokëve

Aplikimi i kondicionerit përtej “vijës së kurorës” është një gjë e kotë. Do të prodhojë yndyrë dhe do t’i bëjë flokët të rënda dhe të yndyrshme. Më mirë të kondiciononi rrënjët!

Mos i krihni flokët e lagura

Krehja e flokëve të lagura shkakton dëmtimin e tyre, në vend të kësaj aplikoni kondicionerin tuaj e më pas përdoreni një krehër me dhëmbë të rrallë në dush.

Mos u shmanguni nga trajtimet javore

Çdo ditë i dëmtojmë flokët me hekurosje dhe produkte të ndryshme. Luftoni këto dëmtime me trajtime javore sikurse maska.

Shmanguni nga mbështjellja e flokëve me peshqir

Ne e bëjmë një gjë të tillë që t’i thajmë flokët përderisa vendosim makijazhin mirëpo kjo gjë i dëmton flokët andaj edhe duhet të hiqet si shprehi. Më e mira është të shtrydhim flokët duke e nxjerrë lagështinë e tepërt.

Mos përdorni pajisje të ngrohta në flokë të lagura

Hekurosja apo përdredhimi i flokëve të lagura është një veprim tejet i dëmshëm. Sigurohuni që njëherë t’i thani flokët e pastaj t’i përdorni këto pajisje tek ato.

Mos i injoroni majat e thyera

Majat e ndara duhet që të shkurtohen, kjo është e vetmja zgjidhje. Që të shmangeni nga majat e ndara mos i lani tej mase flokët, mos i hekurosni shpejt dhe bëhuni më të kujdesshme me flokët e juaja.

Shmanguni nga dushet e avulluara

Ky lloj i dushit mund të zhveshë flokët e juaja nga yndyra natyrore dhe të zbehë ngjyrën nëse i keni flokët e ngjyrosura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here