7 shenjat që tregojnë se keni probleme me nivelin e sheqerit në gjak

0
294

Nëse nuk vuani nga diabeti, shanset janë që nuk keni menduar ndonjëherë për nivelet e sheqerit në gjak. Studiuesit thonë se duhet të jeni më të vetëdijshëm në këtë aspekt që lidhet direkt me shëndetin fizik, atë mendor dhe peshën trupore.

Çfarë është saktësisht sheqeri në gjak?

“Sheqeri, në terma të thjeshtë është sasia e glukozës që qarkullon në gjakun tonë,” thotë ekspertja Henrietta Norton. Glukoza gjenerohet nga ushqimi që hamë, ose nga format e ruajtura të glukozës (të quajtura glikogjen).

7 shenjat që tregojnë se keni probleme me nivelin e sheqerit në

Pse ka rëndësi sheqeri në gjak?

Nivelet e shëndetshme të sheqerit në gjak u ofrojnë qelizave energjinë që u nevojitet për të kryer punët dhe angazhimet e përditshme. Por kur ato luhaten shumë dhe ka insulinë të tepërt në trup në baza ditore, kjo mund të ndikojë në disa situata si: lodhja, luhatjet e humorit, ankthi, depresioni, imunitet i dobët, inflamacion, PCOS (vezore policistike), anomalitë menstruale etj.

Rezistenca ndaj insulinës ndodh kur qelizat e trupit nuk i përgjigjen më insulinës, gjë që çon në nivele të larta të sheqerit në gjak. Ekspozimi i rregullt (dhe i tepërt) ndaj sheqernave dhe karbohidrateve do të thotë që insulina (sekretohet në pankreas) duhet të punojnë dy herë, të lodhet dhe përfundimisht të mos funksionojnë aq efektivisht sa duhet. Kjo ndodh kur nivelet e sheqerit në gjak bëhen vazhdimisht të larta, një çështje që në fund mund të çojë në diabet.

7 shenjat që tregojnë se keni probleme me nivelin e sheqerit në

7 shenja që tregojnë se nivelet e sheqerit në gjak janë çekuilibruar:
-Ndiheni të lodhur ose të plogësht
-Keni turbullirë në kokë
-Humor i ulët, ankth ose depresion
-Nervozizëm
-Ndiheni vazhdimisht të uritur dhe keni dëshirë të konsumoni ushqime të pashëndetshme
-Ndjeni dridhje trupi
-Harroni shpejt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here