7 kura nga mjekësia popullore si të qetësoni diarrenë

0
1220

Diarreja shoqërohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanë dhe mjekimin e tyre popullor. Diarreja nuk është një sëmundje, por një simptomë. Për diarre flitet kur heqja e barkut është më e shpeshtë se tre herë në ditë. Kur ajo zgjat deri në disa ditë flitet për diarre akute, nëse ajo zgjat më tepër kemi të bëjmë me diarre kronike. Shpesh shoqërohet me të vjella.

Vezë të zier do të ishte refleksi i parë. Në këtë artikull nuk e përmendin fare pasi nuk është një kurë popullore për këtë simptomë

Manaferra

Mjekët sugjerojnë se për përgatitjen e mjekimit merren 100 gramë gjethe dhe majë lastarësh të manaferrës, pastrohen, shtypen dhe vendosen të zihen në 1 litër ujë. Lëngu i fituar pihet nga një gotë para buke.

Lëngu i Frutave

Po kështu, një tjetër kurë popullore për diarrenë është edhe lëngu i frutave. Për përgatitjen e tij nevojiten 150-200 gramë fruta, që duhen zjerë me 250 ml verë. Nga lëngu i fituar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.

Mendra dhe Kamomil

Një tjetër kurë është dhe ajo e përgatitur nga 50 gramë mendra dhe 50 gramë kamomil, të cilat përzihen. Nga përzierja merren tri lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë të valuar. Mbyllen për dy orë dhe pihen. Para buke nuk duhet të ëmbëlsohen, ndërsa pas buke duhet ta ëmbëlsoni çajin. Për dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janë të forta, përdoren 3-4 thelpinj hudhre të shtypura imët, që vendosen më pas në 100 ml raki të fortë rrushi. Kjo masë pihet disa herë kur ndiejmë dhimbjet, derisa ato të ndalen. Ata që janë prekur nga diarreja dhe që pranojnë ushqim solid duhet të hanë banane, oriz pilaf, drithëra të ziera, mollë dhe mish të zier.

Frutat e bimët

Në mjekësinë popullore hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë, te sëmundjet e aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (jashtëqitje e shpeshtë). Me mjaft sukses përdoret te sëmundjet e mëlçisë, zemrës, syrit dhe sistemit nervor. Karrota, po ashtu, është perim i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut.

Ajo rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëkohësisht rrit peristaltikën e zorrëve, por ndërkohë është efikas te diarrea.

&Çedilaji i përftuar nga kokrrat e trëndafilit

&Çedilaji i përftuar nga kokrrat e trëndafilit përdoret në rastet kur sëmundjet janë të shoqëruara me diarre. Shtatë deri tetë kokrra të copëtuara të trëndafilit zihen për 10 minuta. Ky çaj përdoret 2 herë në ditë nga një gotë.

Mersina

Edhe mersina është e mirë për të kuruar diarrenë. 15 deri 30 gjethe të copëtuara mersine hidhen në një litër ujë dhe lihen të valojnë për 5 minuta. Pasi ziejnë lihen të mbuluara për 15 minuta. Kjo masë pihet e ëmbëlsuar nga 4 deri 6 lugë gjelle në ditë.

Çaji i lëvores së vidhit

Ndërsa i fundit është çaji i lëvores së vidhit, që përdoret i ëmbëlsuar dhe shërben në rastet e diarresë. Po për këtë arsye përdoret edhe çaji i bimës së lule bishtamidhit. Edhe ky pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë, sipas dëshirës. Ky çaj pihet sa herë që shfaqen shenjat e diarresë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here