5 fakte të habitshme rreth presionit të lartë të gjakut!

0
109

Presioni i lartë i gjakut prek një në tre njerëz, megjithatë shumë njerëz me këtë gjendje nuk e dinë se e kanë atë.

Presioni i lartë i pakontrolluar i gjakut ngre rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Për fat të mirë, presioni i lartë i gjakut është i shërueshëm dhe i parandalueshëm. Për të ulur rrezikun, kontrolloni rregullisht tensionin e gjakut dhe ndërmerrni veprime për të kontrolluar presionin e gjakut nëse është tepër i lartë.

1. Tensioni i lartë i gjakut mund të lidhet me demencën.

Studimet e fundit tregojnë se presioni i lartë i gjakut është i lidhur me një rrezik më të lartë për demencë ( probleme mendore), një humbje e funksionit njohës. Koha duket të jetë e rëndësishme: Disa dëshmi sugjerojnë që presioni i lartë i gjakut të pakontrolluar gjatë moshës mesatare (45-65 vjeç) krijon një rrezik më të lartë për demencë më vonë në jetë. Nuk është shumë herët të fillosh të mendosh për presionin e gjakut dhe të marrësh hapa për ta menaxhuar atë.

2. Të rinjtë mund të kenë presion të lartë të gjakut.

Tensioni i lartë i gjakut nuk ndodh vetëm tek të rriturit. Rreth një në katër burra dhe pothuajse një në pesë gra të moshave 35 deri në 44 kanë tension të lartë gjaku.

Presioni i lartë i gjakut është një shkak kryesor i goditjes, një gjendje që është në rritje tek të rinjtë. Ekspertët mendojnë se rritja e rrezikut për goditje në tru në mesin e të rinjve është një rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së nivelit të obezitetit, presionit të lartë të gjakut dhe diabetit – kushteve që janë të parandalueshme dhe të shërueshme.

Njerëzit e rinj duhet të kontrollojnë tensionin e gjakut së paku një herë në vit. Ju mund ta kontrolloni presionin e gjakut në zyrën e një mjeku, një farmaci ose edhe vet në shtëpi.

Shumë njerëz me tension të lartë nuk e dinë as që e kanë . E vetmja mënyrë që ta mësooni është të kontrolloni rregullisht tensionin e gjakut.

3. Tensioni i lartë i gjakut zakonisht nuk ka ndonjë simptomë.

Presioni i lartë i gjakut nganjëherë quhet “vrasës i heshtur”. Shumica e njerëzve me tension të lartë nuk kanë ndonjë simptomë, siç është djersitja ose dhimbjet e kokës. Për shkak se shumë njerëz ndjehen mirë, ata nuk mendojnë se duhet të matin kontrollin e gjakut. Edhe nëse ndiheni normal, shëndeti mund të jetë në rrezik. Bisedoni me mjekun për rrezikun për tension të lartë.

4. Shumë njerëz që kanë tension të lartë nuk e dinë atë.

Shumë njerëz me tension të lartë nuk janë as të vetëdijshëm se kanë dhe nuk marrin trajtim për të kontrolluar tensionin e tyre të gjakut. Shumica e njerëzve me presion të pakontrolluar të gjakut kanë sigurim shëndetësor dhe shkojnë tek mjeku të paktën dy herë në vit, por gjendja mbetet e pa diagnostikuar.

5. Gratë dhe pakicat përballen me rreziqe unike kur vjen puna te presioni i lartë i gjakut.

Gratë me presion të lartë të gjakut që mbesin shtatzënë, kanë më shumë gjasa të kenë komplikime gjatë shtatëzanisë sesa ato me presionin normal të gjakut. Tensioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë veshkat e nënës dhe organet e tjera, dhe mund të shkaktojë peshë të ulët lindjeje dhe lindje të hershme. Disa lloje të kontrollit të lindjes mund të rrisin rrezikun e një gruaje për tension të lartë. Gratë me presion të lartë të gjakut që duan të mbeten shtatzënë duhet të punojnë me mjekun për të ulur presionin e gjakut përpara se të mbeten shtatzënë.

Burrat dhe gratë afrikano-amerikane kanë shkallë më të lartë presioni të lartë të gjakut sesa çdo racë tjetër ose grup etnik. Këta individë gjithashtu kanë më shumë gjasa të shtrohen në spital për tension të lartë. Ekspertët mendojnë se kjo është e lidhur me shkallën e lartë të obezitetit, diabetit dhe goditjes në mesin e këtij grupi.

Ndryshimet e jetesës, të tilla si reduktimi i natriumit, bërja e më shumë aktivitetit fizik dhe zvogëlimi i stresit, mund të ndihmojnë në zvogëlimin e presionit të gjakut.

Çfarë mund të bëni?

Duke jetuar një mënyrë jetese të shëndetshme, mund të ndihmoni të mbani presionin e gjakut në një gamë të shëndetshme dhe të ulni rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Një mënyrë jetese e shëndetshme përfshin:

-Ushqimi me një diete të shëndetshme;

-Ruajtja e peshës së shëndetshme;

-Bërja e aktivitetit fizik;

-Mos pirja e duhanit;

-Kufizimi i përdorimit të alkolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here