Një incident i jashtëzakonshëm me protagonist një fëmijë 4 vjeçar ndodhi disa ditë më parë në qytetin holandez të Utrecht.
4 vjeçari i mori makinën së ëmës dhe pas një shëtitje të shkurtër u përplas me një nga makinat e parkuara, raporton BBC.
Kalimtarët e shqetësuar thirrën policinë pasi e panë duke ecur i vetëm në rrugë në të ftohtë.
Policia tha se vogëlushi ishte zgjuar kur babai i tij u largua nga shtëpia për në punë, duke gjetur rastin të “rrëmbejë” çelësat dhe të shkojë për një shëtitje me makinën e nënës së tij.