Zyrtarja amerikane: Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës nuk krahasohet me bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavinë

0
284

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried, e ka bërë të qartë se sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, nuk krahasohet assesi me bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavinë më 1999 me anë të të cilave u ndal lufta në Kosovë.

“ Dua ta sqaroj ky nuk është viti 1999 dhe krahasimi i situatës së tanishme me atë që e kishim është i rrejshëm madje dhe i rrezikshëm mendoj unë. Njerëzit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë serbët kanë përjetuar mjerim dhe vrasje për shkak të nacionalizmit dhe ndarjeve. Ne refuzojmë që në cilëndo formë ta arsyetojnë sulmin e paprovokuar dhe ilegal të Rusisë mbi Ukrainën”.

Duke folur për televizionin publik të Serbisë, ndihmës sekretarja e shtetit në Uashington shtoi se ka edhe dallime tjera, transmeton Klankosova.tv.

“Ndoshta ne nuk pajtohemi për rrethanat që sollën deri te operacioni “Forcat Aleate” më 1999 kundër Sllobodan Millosheviqit dhe Jugosllavisë së atëhershme. Pikërisht për pozicionin e Serbisë në vitet 90-ta unë do të prisja që ky vend të bashkëngjitet ne korin e atyre vendeve që dënojnë vrasjen e civilëve. Ishte shumë e fuqishme sjellja e Serbisë në asamblenë gjenelare  të OKB-ës.”shtoi Donfried.

Donfried i bëri thirrje Beogradit që të ndal transmetimin e medieve ruse “Sputnik” dhe “Russia Today” .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here