Zyrtare: Christian Eriksen, lojtar i ri i Manchester Unitedit

0
515

Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit danez, Christian Eriksen.

Eriksen ishte në gjashtë muajt e fundit lojtar i Brentfordit, ku shfaqi formë të mirë në Ligën Premier.

Megjithatë, mesfushori kreativ danez vendosi të mos e vazhdojë kontratën me ta dhe mbeti lojtar i lirë duke shikuar opsionet tjera.

Tani, Eriksen ka vendosur të nënshkruar me Djajtë e Kuq dhe është vet faqja zyrtare e Untidit që ka konfirmuar transferimin.

Ylli danez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Old Trafford.

“Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se Christian Eriksen i është bashkuar klubit, duke nënshkruar një kontratë deri në qershor 2025”, thuhet në njoftim.

Eriksen ka luajtur 115 ndeshje për Danimarkën, duke shënuar 38 gola për vendin e tij. Eriksen ka luajtur 237 ndeshje në Premier League, duke regjistruar 52 gola dhe 71 asistime. /Telegrafi/

Leave a Reply