Zyrtare | AAK-ja në Prizren fton në takim LVV-në dhe LDK-në për koordinim rreth veprimeve opozitare në asamble

0
459
Foto: Arkiva

Dalja e AAK-së nga koalicioni qeverisës në Prizren ka ndikuar në humbjen e shumicës në asamblenë komunale nga partia që udhëheq në këtë qytet, PDK-ja.

Mirëpo siç duket AAK-ja nuk është e interesuar që ta bllokojë asamblenë, andaj bazuar në zhvillimet e fundit, ajo ka drejtuar ftesa zyrtare për bashkëpunim me partitë opozitare.

“Tërheqja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren nga koalicioni qeverisës ka ndërruar përbërjen e mbështetjes së asamblesë komunale ndaj ekzekutivit, duke hapur kështu rrugë për një frymë të re të bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike në asamblenë komunale të komunës së Prizrenit.

Duke mos dashur që Prizreni të bllokohet për shkak të mos funksionimit të asamblesë komunale dhe duke pasur parasysh nevojën për ndaljen arrogancës në qeverisje ku kërkesat e asambleistëve nuk merren parasysh porse shfrytëzohen vetëm si mekanizëm votues, sot, i kemi ftuar subjektet politike që të kemi takime lidhur me koordinimin e veprimeve opozitare në kuadër të asamblesë komunale të Prizrenit, në të mirë të qytetarëve të komunës së Prizrenit.

Aleanca është e përkushtuar që në bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, të ndërtoj një opsion real për qeverisjen, që garanton sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët e komunës së Prizrenit”, thuhet në komunikatën për media nga AAK-ja në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here