Zhduket një fëmijë në Prizren

0
408
Foto: Ilustrim

Një grua në Prizren ka raportuar në Polici se mbesa e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit të Policisë, familjarja ka thënë se mbesa e saj ka dalë edhe herave tjera nga shtëpia.

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se rasti është raportuar dje rreth orës 09:30.

Poashtu për këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe se i njejti po vazhdon të hetohet.

Rr. Ali Hadri, Prizren 16.12.2022 – 09:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj-fëmijë, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka dalë edhe herëve të tjera nga shtëpia, por është gjetur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.” thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here