Zhduket çifti nga Prizreni, nëna e vajzës e raporton rastin në polici

0
452

Një nënë ka njoftuar policinë se vajza e saj 15-vjeçe është fejuar para tre muajsh me një 25-vjeçar, por sipas saj, marrëveshja mes familjeve ishte që martesa të mos bëhej para se vajza ta arrijë moshën madhore.

Por, i fejuari e ka marrë 15-vjeçaren dhe nuk dihet vendodhja e tyre.

Rasti është duke u hetuar në polici.

Njoftimi i plotë i policisë:

BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇARE /Prizren 25.07.2022 – 09:00. Ankuesja femër kosovare raporton se vajza e saj e mitur e moshës 15 vjeçare para 3 muajsh ishte fejuar me të dyshuarin mashkull  kosovar të moshës 25 vjeçare,  me familjen e të cilit kishin marrëveshje  që martesa të mos bëhej para se vajza të arrijë moshën madhore. Ndërsa i dyshuari me datën e lartë cekur kishte mare vajzën e ankueses dhe nuk dihet vend ndodhja e tyre. Rasti nën hetime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here