Nëndega e LDK-së në lagjen “Arbana” ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor, ku është zgjedhur kryetari dhe kryesia e re.
Astrit Temaj është zgjedhur kryetar i kësaj nëndege, teksa është zgjedhur edhe kryesia e re dhe pesë delegatët për Kuvendin e Degës, shkruan 04 Online.
“Kuvendi i Nëndegës së LDK-së “Arbana” në Prizren zgjodhi për kryetar Astrit Temaj, kryesinë dhe pesë delegatët për Kuvendin e degës së LDK-së në Prizren.
Me Astritin dhe kryesinë e Nëndegës do të vazhdojmë angazhimin për fitoren e Lidhjes Demokratike në Prizren. Fryma e fitores është në secilën nëndegë, andaj LDK është alternativa e vetme për Prizrenin”, thuhet në njoftimin e LDK-së./04 Online