Zbulohet fajtori që e shkakton diabetin

0
100

Hulumtimi amerikan ka ardhur në përfundim se ilaçet që ndikojnë në uljen e kolesterolit do të mund të jetë të ndërlidhura me shfaqjen e diabetit.

Statinet, ilaçet për uljen e kolesterolit, do të mund të ndërlidhen me rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së sheqerit për femrat nga mosha 50 deri në moshën 70 vjeçe, tregon hulumtimi amerikan, që ishte botuar në revistën “Arhives of Internal Medicine”. “

Shërimi me statikë tek femrat gjatë kohës së menopauzës, ndërlidhet me rrezikun më të madh për t’u prekur nga sëmundja e sheqerit”, shkruan Junsheng Ma nga Fakulteti Amerikan i Mjekësisë në Masaçusets.

Ekspertët kishin mbledhur dhe vëzhguar të dhënat e hulumtimeve, në të cilat kishin marrë pjesë rreth 150.000 femra, të moshave 50 deri në 70-vjeçare dhe kishin vërtetuar se sëmundja e sheqerit ishte paraqitur tek 10.000 prej tyre, prandaj rreziku për femrat që kishin përdorur statinet ishte shtuar 48 për qind.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here