Zafir Berisha kujton betejën e parë UÇK-së me forcat serbe në Prizren

0
442

Ish komandanti i UÇK-së në Zonën e Prizrenit, Zafir Berisha, ka kujtuar betejën e parë kundër forcave serbe.

Berisha ka thënë se me 7 korrik të vitit 1998, forcat armike serbe kanë pësuar humbje të mëdha.

Postim i plotë:

Para një çerek shekulli…!
Gjatë një aksioni që kishim ndërmarrë jashtë zonës së lirë të UÇK-së, së bashku me Lumni Berishën-Hanci dhe Besmir Shalën, në orët e hershme të mëngjesit të dt 07 korrik 1998 duke u kthy në bazë, biem në pritë të forcave serbe që udhëhiqeshin nga komandanti i policis serbe në Prizren, Shekiq!
Beteja filloj…
Në kohën sa zhvilloheshin luftimet, deri sa unë isha me pakë ushtar në vijën e parë të frontit, në krahin e djathët të vijës së frontit (nga Përpaniku) kishte mërri në ndihmë Agim Shala me luftëtar nga Jeshkova, derisa në prapavijën time kishtë ardhë Heroi Xhevat Berisha me Bislim Zyrapin dhe shokë nga shtabi…
Pas disa orë luftimesh me forcat serbe që u zhvilluan te vendi i quajtur “Laku Billushës”, forcat okupatarit serbë me humbje të mëdha dhe të turpëruar u detyruan të zbrapsen nga kishin ardhur.
Luftimet e 7 korrikut që ishtë edhe bezeja parë e UÇK-së kundlr forcave serbe në Prizren, mobilizuan shumë djemë e vajza në radhët e UÇK-së, të cilët do të marrim pjesë në shumë beteja tjera, ku do t’i përballojnë me sukses luftimeve që u zhvilluan në Rajonin e Vërrinit si në Tusuz, Lez, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Billushë, Arbëri, Poslishtë, Malësi e Vërrinit, Kushëndill, aksione luftarake që nuk u ndalën kundër okupatorit serbë në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999.
Forcat serbe edhe pasë 7 korrikut, organizuan njësitet elite të tyre që me çdo kusht të më likuidonin, duke ngritur kurthe dhe prita të ndryshme, të cilat u treguan të pasuksesshme.
Lufta për lirin e Kosovës vazhdoj me shumë beteja në Prizren e kudo në Kosovë deri në çlirimin e plotë të vendit me 12 qershor 1999, ku përfundimisht ju dha fund sundimit shekullor serbo-sllavê në tokat tona.
Me respekt i kujtoj gjithë ata luftëtar trima, disa prej të cilëve sot janë heroi të Kosovës!
P.S; Në përfundim e sipër të luftimeve me 07.07.1998, dua me respekt ta kujtoj ardhjen e tre gazetarve Qazim Thaqi, Agron Shporta dhe Asllan Bekteshi si dhe aktivisti tashmë i ndjerë nga KMDLNj Masar Shala me baskëpuntor, të cilët i dhan jehonën e merituar këtij triumfi të UÇK-së kundër forcave të okupatorit serbë dhe argatëve të tyre.
Me respekt Zafa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here