Ish-Komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha ka kujtuar 11 marsin e vitit 1999 të njohur ndryshe si Beteja e Jeshkovës.
Berisha njëkohësisht ka kujtuar edhe rënien e Komandant Hysen Rexhepit dhe luftëtarëve të rënë nga Njësiti special i Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut në këtë betejë. Poashtu, ai ka vlerësuar se beteja e 11 marsit i ka parapri edhe shumë betejave në Jeshkovë.
“Sot pas 24 vitesh në Jeshkovë të Vërrinit, për të nderuar Betejën e 11.03.1999, ku luftua për liri a vdekje!
Marsi jo rastësisht është quajtur muaji i ngjarjeve të rëndësishme historike, 11 Mars 1981 studentët ishin ata që zgjuan ndërgjegjen e përgjumur kombëtare shqipëtare nga klasa komuniste e asaj kohe, dhe bënë hapin e rëndësishëm dhe vendimtar në përpjekjet për çlirim.
Përpjekjet për çlirim nuk u ndalën asnjëher, po në këtë datë me 11.03.1999 koinçidon beteja e lavdishme e UCK-së për liri a vdekje në Jeshkovë, ku ranë për të mos vdekur kurrë komandant Hysen Rexhepi dhe 17 luftëtar të Njësit Special të Brigadës 125 të ZO.Pashtrikut, (edhe sot për fatin e trupave të 9 luftëtarve dhe 3 qytetarve nuk dihet)!
Betejës së 11 Marsit 1999 i paraprin shumë beteja kundër okupatorit serb në Jeshkovë, Vërri e në gjithë Kosovën, në të cilat ishin pjesë disa nga luftëtarët që ranë në këtë betej, që u pasuan edhe nga shumë beteja të tjera, deri më 12 Qershor 1999 kur Kosova përfundimishtë u çlirua nga prangat e okupatorit serb dhe argatëve të tyre!
Lavdia u takon atyre që flijuan jetën për lirin dhe të mirën e atdheut”, ka thënë Berisha./04 Online