Yigit: Do të bëjmë ekipin që do t’ju kënaqë me lojë

0
413

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit, pas pikës së parë të fituar me Lirinë këtë stinor në Superligë është ndarë i kënaqur. Veçanërisht duke ditur forcën e Dritës.

“Ata janë ndër skuadrat më të përgatitura në Superligë. Ata kërkojnë ta kontrollojnë topin gjithmonë. Ne nuk filluam si duhet, ndërsa pak mundësi shënimi kishim. Drita ishte më e rrezikshme, por pas pozicionimit tonë pritëm dhe provuam ta dënojmë. Nuk e di a të gëzohem a të hidhërohem për këtë pikë, por koha po punon për ne. Kemi mungesa në ekip dhe presim të na bashkohen edhe ato. Ne ende po punojmë, ndërsa lojtarët luftuan mjaft, për të cilën gjë jam i kënaqur. Do të krijojmë ekip që do t’ju kënaqë me lojë,” ka thënë ndër të tjera trajneri turk i prizrenasve.

Liria që kishte shortin më të rëndë për një ekip të rikthyer në Superligë, duke pasur ndeshjen e parë me kampionin e të dytën me nënkampionen, ka nxjerrë një pikë në dy duelet e para të stinorit.

Prizrenasit kanë kthyer entuziazmin në Përparim Thaçi, ndërsa në dy ndeshjet e para rreth 10 mijë shikues ishin të pranishëm në stadium. Xhiron që vjen, Liria është mysafire e Dukagjinit./Topsporti.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here