Xhuli Nura ka qenë njëra nga banoret më të komentuara në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Ajo u përfol mjaft shumë për lojën, strategjitë e po ashtu edhe për sjelljen ndaj banorëve të tjerë.
Mes tjerash, modelja nga Drenica në BBVK nisi edhe një njohje me konkurrentin tjetër, Atdhe Xharavina.
Të njëjtit patën disa momente intime duke shkëmbyer puthje e përqafime disa herë.
E ftuar në Prive në rubrikën ’60 sekonda’, bukuroshja u shpreh e penduar për njohen me Atdheun.
“Lëvizja në lojë cila mendon që ka qenë gabim që e ki bërë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua Nurës për të cilën tha pa menduar fare: “Njohja me Atdheun”.
Xhuli nga ana tjetër ka qenë në mesin e pesë finalistëve, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj – Stresi. /Telegrafi/