Vuçiqi shkeli propozimin e BE-së”

0
214

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka shkelur nenin e katërt të propozimit të Bashkimit Evropian, pasi është zotuar se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kurti shkroi në Twitter të mërkurën se Serbia ka vendosur të mos i normalizojë marrëdhëniet mes dy palëve.

“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar Kurti.

Presidenti Vuçiq tha të martën se në Bruksel palët nuk janë pajtuar për asgjë, ndërsa për pikën ku thuhet se “palët të mos i ndërhyjnë njëra-tjetrës për anëtarësime në organizata ndërkombëtare”, Vuçiq tha se s’i ka pëlqyer.

“Prandaj nuk kam nënshkruar. Jam i habitur sa naiv janë të gjithë. Ju nuk e dini se francezët dhe gjermanët e mbështesin një Kosovë të pavarur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here