Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u deklarua pas votimit të rezolutës të Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Mirëpo, ajo çfarë “e goditi” më shumë siç thotë ai është vota pro e Maqedonisë së Veriut.
Presidenti i Serbisë ka përmendur abstenimin e Greqisë ndaj Rezolutës, duke thënë se doli që Athina ka më shumë qëndrim sesa Shkupi.
“Maqedonia e Veriut më goditi fort. Unë kam investuar më së shumti në marrëdhëniet me vëllezërit tanë maqedonas, por kjo nuk ishte e drejtë. Doli që Greqia ka më shumë qëndrim se Shkupi”, ka deklaruar Vuçiq.