Vlen për të pastruar të gjitha llojet e tepihave: Mënyra me sodë buke që do të ndihmoj zonjat e shtëpisë

0
256

Njësoj si trendet e modës, po ashtu ndryshojnë dhe tendencat e fundit të arredimit. Materialet, format dhe dizajnet ndryshojnë nga stili në stil dhe viti në vit.Tepihët konsiderohen si ndër aksesorët më të rëndësishëm në shtëpi pasi besohet se kjo e fundit pa tapete i ngjason një trupi pa veshje.

Sidoqoftë materiali i tepihave apo rrugicave në shtëpinë tuaj, këshillat e mëposhtme vlejnë për të gjitha llojet nga sixhadet dhe tapetet me fije sintetike deri tek ato me fije natyrale kafshësh.

Ndonëse tani ofrohen shërbime të ndryshme pastrimi, shpesh herë “bëjë mirë, bëje vetë” është më efektive. Më poshtë do të lexoni metodën si të largoni erën e rëndë të tapetit në mënyrë natyrale.

Era e rëndë nga tepihi mund të hiqet duke shpërndarë sodë buke mbi të dhe mundësisht të lihet kështu gjithë natën. Në mëngjes, hiqet pjesa më e madhe e sodës më furçë, ndërsa pjesa tjetër thithet me fshesë me korrent.

Leave a Reply