Talat Xhaferi është votuar si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që e pranon këtë pozitë shtetërore.
E atë e ka uruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Sot shënohet një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi ajo në Twitter.