Në Prizren gjatë ditës së djeshme, ditë vikendi ka ndodhur një incident brenda një familje në rrugën “Bushatlinjët”.
Një zënkë mes nuses dhe vjehrrit 68-vjeçar për pak sa nuk eskaloi. Ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal, pas të cilit 68-vjeçari e ka shtyrë nusen dhe ajo është rrëzuar.
Si pasojë, ajo ka marrë trajtim mjekësor dhe rasti është iniciuar lëndim i lehtë trupor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka shoqëruar të dy në stacionin policor ku janë intervistuar.
Nusja ka deklaruar ndërkaq në Polici se në vazhdimësi ka probleme me vjehrrin.