Numri i rasteve të vjedhjeve në komunën e Prizrenit ka filluar të marrë përmasa shqetësuese, shkruan 04 Online.
Në rrugën “Jusuf Gërvalla” është raportuar se ka ndodhur një vjedhje. Lidhur me rastin janë intervistuar palët e rastit.
“Raportohet se ka ndodhur një vjedhje, me ç’rast lidhur me rastin janë intervistuar palët e rastit, ankuesi, dëshmitarët si dhe e dyshuara femër. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online