Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij duke dëmtuar derën dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe 400 euro para të gatshme.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 23 qershor rreth orës 21:30 në rrugën “Maksut Kuqi” në Suharekë.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.
“VJEDHJE E RËNDË / Rr. Maksut Kuqi, Suharekë, 23.06.2022-21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë ti duke dëmtuar derën dhe nga aty kanë vjedh stoli ari dhe 400 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së./SO