Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur një sasi parash, një sasi stoli ari dhe disa pajisje muzikore.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:00 në Suharekë.
Nga Policia kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“VJEDHJE E RËNDË / Suharekë 11.10.2022 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur një sasi parash, një sasi stoli ari dhe disa pajisje muzikore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./SO